“Sigurisht që me ndonjë rezultat eventual negativ fitorja e arritur në Vushtrri nuk do të vlente aspak, kështu që ne përkundër mungesave të theksuara jemi më se të mobilizuar dhe besojmë që do t’ia dalim të shënojmë edhe një fitore bindëse drejt qëllimit tonë”.
“Drenica gjithmonë ka qenë kundërshtar i papërshtatshëm, dihet që ka një ekip mjaft të mirë, ndërsa ndërrimi në shtabin e tyre teknik ndoshta ka ndikuar diçka tek ta, por neve këto gjëra nuk na interesojnë, ne do të shohim punën tonë, të angazhohemi maksimalisht si në çdo ndeshje tjetër dhe të dalim triumfues”, ka thënë qendërmbrojtësi i cili në edicionin 2013/14 nga 19 ndeshjet kampionale i pazëvendësueshëm ka qenë në 15 takime, por duke mos shënuar akoma golin e parë kampional. /Prishtinafc/Telegrafi/