Site icon Telegrafi

Kuka shpreson në dy medalje në Evropianin e Parisit

Në këtë garë Kosovën do ta përfaqësojnë Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Akil Makolli, derisa Nora Gjakova do të mungojë, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i pësuar në vitin e kaluar.

Përzgjedhësi Driton Kuka beson në fitimin e medaljes nga Majlinda, por ka shpresa për paraqitje të mirë edhe nga Distria.

“Majlinda është bartëse e këtij turneu në kategorinë e saj dhe ne presim të fitojmë medalje. Se a do të jetë medalje a artë apo jo është vështirë për të parashikuar, pasi konkurrenca është e fortë. Ndërkaq, kam shpresa të mëdha edhe tek Distria, por tek ajo shumëçka do të varet nga shorti. Sa i përket Akilit kjo garë më shumë do t’i shërbejë për të fituar përvojë në turne të tilla”, ka theksuar Kuka për “Radio Kosovën”. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version