Site icon Telegrafi

Kuka: Majlinda shkëlqeu në finale

 "U paraqitën xhudistet më të mira në botë dhe konkurrenca ishte shumë e fortë. Për shkak të konkurrencës ky sukses i Kelmendit ka vlerë të madhe", ka thënë Driton Kuka për Kohën Ditore.

"Në dy luftërat e para nuk u paraqit shumë mirë, u tregua e kujdesshme. Në gjysmëfinale dhe finale Majlinda shkëlqeu".

"Duket se këtë vit Majlinda është pjekur dhe është e gatshme për të arritur sukseset e mëdha. Ajo tani ka fituar medalje në të gjitha garat duke përjashtuar kampionatet botërore dhe evropiane për seniore. Tani synim i radhës është titulli i Evropës. Me formën që po tregon, Majlinda është garuesja më e mirë në Evropë", ka përfunduar ai./Telegrafi/

Exit mobile version