Sportistët kishin mbetur të pakënaqur me draftin e parë të ofruar nga ministria, i cili tani ka pësuar ndryshime dhe paraqitet i pranuar nga ata. “Nëse do të jetë final ky draft atëherë ne jemi të kënaqur, pasi që është shumë më i mirë se ai i pari dhe që i plotëson thuajse në tërësi kërkesat tona”.
“Nuk mund të ankohemi me këtë ofertë që kemi marrë nga ministria, por vetëm të kënaqemi, jo vetëm Majlinda, por edhe të gjithë sportistët tjerë kulmorë kosovarë”.
“Jam i bindur se ky është një fillim i mirë dhe bazë që mund të çojë nivelin e sportit kosovar në një nivel më të lartë”, është shprehur Kuka për Zëri. /Telegrafi/