Telegrafi

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh”, mes raportit me Donaldin rikthehet në vëmendje komenti që Beatrix ia bëri Borës në takimin me të

Po vazhdon të flitet mjaft shumë raporti i këngëtares Beatrix Ramosaj dhe moderatorit Donald Veshaj.

Në bazë të asaj që është parë gjatë këtyre ditëve, marrëdhënia e dyshes veçse po vjen me aludime të shumta e po ashtu edhe me kritika.

Derisa po qëndrojnë gjatë tërë kohës me njëri-tjetrin, në rrjet është shpërndarë tejet shumë një koment që Ramosaj i bëri Borës në momentin që u takua me Donaldin.

Bora Zemani (Foto: Instagram)

Bëhet fjalë saktësisht për takimin që Bora dhe Donaldi patën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, në të cilin nuk munguan as puthjet e përqafimet.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtitur. Të dua zemër”, kanë qenë fjalët e Beatrix në imazhet që Zemani ndau në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Lexo po ashtu Një lidhje e re brenda shtëpisë së Big Brother VIP? Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj të pandashëm teksa nuk mungojnë ledhatimet me njëri-tjetrin

Ky koment u replikua nga ndjekësit e yllit të “Përputhen” duke e ofenduar në masë të madhe artisten me prejardhje nga Deçani.

Megjithatë, do shohim në vazhdim nëse do ketë diçka më shumë mes banorëve të Big Brother.

Veshaj nga ana tjetër i premtoi Borës se do të takohen jashtë spektaklit dhe se më pas do vendosin për raportin e tyre. /Telegrafi/

Bora dhe Donald (Foto: YouTube)