Po vazhdon të flitet mjaft shumë raporti i këngëtares Beatrix Ramosaj dhe moderatorit Donald Veshaj.
Në bazë të asaj që është parë gjatë këtyre ditëve, marrëdhënia e dyshes veçse po vjen me aludime të shumta e po ashtu edhe me kritika.
Derisa po qëndrojnë gjatë tërë kohës me njëri-tjetrin, në rrjet është shpërndarë tejet shumë një koment që Ramosaj i bëri Borës në momentin që u takua me Donaldin.
Bëhet fjalë saktësisht për takimin që Bora dhe Donaldi patën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, në të cilin nuk munguan as puthjet e përqafimet.
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtitur. Të dua zemër”, kanë qenë fjalët e Beatrix në imazhet që Zemani ndau në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Ky koment u replikua nga ndjekësit e yllit të “Përputhen” duke e ofenduar në masë të madhe artisten me prejardhje nga Deçani.
Megjithatë, do shohim në vazhdim nëse do ketë diçka më shumë mes banorëve të Big Brother.
Veshaj nga ana tjetër i premtoi Borës se do të takohen jashtë spektaklit dhe se më pas do vendosin për raportin e tyre. /Telegrafi/