Site icon Telegrafi

Kujtimi për Aleks Budën

Emri dhe prestigji i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që u themelua në vitin 1972 është i lidhur pazgjidhshmërisht me përpjekjet e profesor Aleks Budës, kryetarit të parë të saj.

I lindur në vitin 1911, në një familje fisnike dhe patriote, Aleks Buda ishte i biri i Dhimitër Budës, farmacistit të famshëm i cili kontribuoi së bashku me shumë të tjerë jo vetëm si delegat i Elbasanit në Kongresin e Manastirit, por edhe financiarisht. Dhimitër Buda gjithashtu ishte një nga financuesit e Shkollës Normale te Elbasanit.

Por, edhe sistemi universitar dhe akademik në Shqipëri nuk do të hidhte rrënjë po të mos qe pema e familjes së patriotëve e dijetarëve të shquar, e Budave të Elbasanit. Për të mësuar këtë, mjafton vizita në familjen e bijës së Aleks Budës, Tatjana Haxhimihali, ku sheh arkiva e dëgjon histori dhe ngjarje të panjohura. /Report TV/

Exit mobile version