Telegrafi

Kujtim Ujkani në prova tek skuadra sllovene, Ajdovscina

Basketbollisti i talentuar nga Kosova, Kujtim Ujkani ka siguruar prova në kampionatin slloven.

Kosova po vazhdon me promovimin e sportistëve të rinj, ndër ta edhe basketbollist premtues.

I tillë është edhe 19-vjeçari vushtrrias Kujtim Ujkani, i cili pritet ta vazhdojë karrierën jashtë Kosovën.

Kujtim Ujkani

Ujkani është basketbollisti i radhës që provohet jashtë Kosovës në basketboll apo më saktë tek skuadra sllovene, Ajdovsina.

Ndryshe, Ujkani karrierën e ka filluar tek skuadra lokale, Vushtrria Basket dhe më pas verën e kaluar iu është bashkangjitur klubit Kerasan Prishtina.

Lajmin për provat e Ujkanit e ka konfirmuar vet trajneri i Kerasanit, Dritëro Sefaja, i cili ndihet i lumtur dhe i ka uruar fat basketbollistit të tij.

Ndryshe, 19-vjeçari vushtrrias llogaritet si njëri nga basketbollistët më premtuar në Kosovë dhe luan në pozitat 3 dhe 4. /Telegrafi/