Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur rreth arritjes së një koalicioni me Vetëvendosjen.
Shala ka theksuar se nuk do të bisedojnë sa i përket postit të kryeministrit.
“Ne e kemi kandidaten dhe për këtë çështje nuk do të diskutojmë. Pra me Vetëvendosjen do të diskutojmë për çështje tjera si dialogu, nuk do të bisedojmë me VV për kufijtë sepse edhe VV është deklaruar për kufijtë ekzistues të Kosovës, qëndrim pra i njëjtë me tonin në LDK”, ka thënë Shala në RTK.
Sipas tij edhe qytetarët e dinë se Kosova është e izoluar për shkak të sjelljes së deritashme të institucioneve.
Theksojmë se LDK ka nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre të Kosovës.