Site icon Telegrafi

Kujtim Shala “nuk e di” se Thaçi është President (Foto)

Ministria e Kulturës që udhëhiqet nga zv/kryeministri Kujtim Shala duket se ende nuk e pranuar për President ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçi.

Në zyrat e kësaj ministrie vazhdon të mbetet portreti i ish-Presidentes Atifete Jahjaga, ani pse ajo e ka lënë postin qysh më 7 prill.

Institucionet shtetërore e kanë të obligueshme që të vendosin portretin e kreut të shtetit që tash e tri javë është Hashim Thaçi.

Ai u votua më 26 shkurt në Kuvendin e Kosovës dhe erdhi në këtë post falë votave dhe pranisë së deputetëve të LDK-së.

Exit mobile version