Site icon Telegrafi

Kujtim Shala: Kush kërkoi deportimin e shtetasve turq?

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala ka thënë se është paradoksale se si krerët e shtetit po thonë se nuk kanë qenë në dijeni për arrestimin e më pas dëbimin e gjashtë shtetasve turq që në vendlindje konsiderohen si terrorist pasi janë përkrahës të Fetullah Gulenit, kundërshtarit të Presidentit Erdogan.

“Nëse nuk e dinë ata që duhet, kush e din? Nëse nuk vendosin ata që duhet, atëherë kush vendos në Kosovë”, tha deputeti i LDK’së, nga foltorja e Kuvendit.

“Problemi themelorë, përpos asaj kush i dëportoi është pse? A e ka kërkuar Turqia? Nëse po, atëherë problemi rritet”, ka shtuar Shala.

Exit mobile version