Telegrafi

Kujtim Munishi zgjidhet Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Kujtim Munishi është zgjedhur Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Munishi, deri tani ishte ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është zgjedhur në këtë post me 10 vota.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), më 3 shtator 2019, kishte zgjedhur panelet vlerësuese për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.