Site icon Telegrafi

Kujtim Gashi shkarkohet nga pozita e drejtorit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vazhdimi i mandatit të Gashit ishte i kundërligjshëm.

E ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se për këtë rast nuk është paraparë vazhdimi i mandatit.

“Ligji për Shërbimin Civil të Kosovës dhe rregullorja për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil të Kosovës, kanë përcaktuar qartë se emërimi në pozitë të lartë drejtuese bëhet për një mandat 3 vjeçar, pra nuk është paraparë vazhdimi i mandatit të dytë e as të tretë. e qëllim të kthimit të ligjshmërisë kërkoj nga ju që ta aprovoni këtë vendim”, tha Sveçla.

Kujtojmë që vendimin për vazhdimin e mandatit edhe për 3 vite për Gashin, e kishte marrë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në janar të vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version