Telegrafi

Kujtim Gashi shfrytëzon seancën e Kuvendit që të bëjë ‘selfie’ me Veselin (Foto)

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku për pikë e rendit të ditës është votimi në lexim të dytë i projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Me të nisur seanca, ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi ka shfrytëzuar këtë seancë që të bëjë një “selfie” me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Gashi është parë i lumtur gjatë realizimit të kësaj fotografie me Veselin. /Telegrafi/