Më 20 shkurt të vitit 1989, nga nëntoka e Kosovës niste shkatërrimi i Jugosllavisë.
Në këtë ditë, minatorët e kompleksit “Trepça” futen në grevë, në zgafelle, në horizontin e tetë, për të kundërshtuar planin e Sllobodan Millosheviqit, për të marrë kontroll të plotë ndaj Kosovës.
Ky akt ishte vazhdimësi e nëntorit 1988, kur qindra-mijëra njerëz nga të gjitha viset e Kosovës marshonin drejt Prishtinës.
Për tetë ditë, minatorët mbetën të paluhatshëm dhe të pathyeshëm. Pastaj u mashtruan nga kreu i shtetit i ndihmuar e nga lidershipi serb e edhe nga disa politikanë të Kosovës. Atyre u është thënë se pranohen kërkesat e tyre, por kur dolën, më 28 shkurt, filloi terrori mbi ta dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi.
Në shënim dhe kujtim të kësaj ngjarjeje, Telegrafi sjell nga Arkivi i TV Dukagjinit një dokumentar që trajton dhe pasqyron rrjedhën e kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/
https://youtu.be/vk52Z9XJwHw