Site icon Telegrafi

Kujtesa e ujit

Splash water. Bright blue background

Nga: Halil Matoshi

Infodukcion: P’ej se njeriu di për vete, ujin e ka marrë për simbol të fuqisë dhe hinit, urtisë dhe muzikës. Uji si kaosi i padiferencuar ka kriju jetën.

Në disa kultura besohet se fundi i botës (përmbytja) poashtu vjen p’ej ujit.

Nga “ujnat e kaosit.”

Si një gjeometri tredimensionale e zbritun nga hapësina euklidiane (modelimi i botës/universit fizik)

ose e transponueme në një hapësinë matematikore në të cilën kërkohen tri vlera (koordinata) gjânësi-gjatësi-naltësi/fellsi; për me e përcaktu pozicionin e një pike – në rrafshin e jetës njerëzore – merr karakteristikat vullnetit të lirë/për liri;

Shtrimja kohore e nji përpjekje njerëzore në histori, lidhja me trollin ose habitusin (si Atdhe) dhe veprimi (vepra) që ndërlidhet me lirinë.

Uji ka kujtesë dhe ngjallë botën simas shëmbellesës së krijimit.

Pas qetimit e bân sërish  të tânë.

Sepse uji mban mend!?

Ekspikacion: Uji mban mend, sëkëndejmi duhet ta trajtojmë me dashtuni.

H-O-H, është formula e ujit, ndoshta njëra nga më harmoniket që ka krijuar universi që ruen misterin e krijimit.

Disa teoriticient, si mjeku imunolog francez Jasques Benveniste, argumentojnë se uji ruan në “memorje” kompozantet me të cilat ai ishte në kontakt edhe atëhere kur ato nuk janë më fare prezente në ujë.

Luc Mointagner (nobelist) argumenton jo vetem kodifikimine e ADN-së së plotë në ujin likid, por edhe leximin e gjurmëve elektromagnetike në të njejtin ujë, për të riprodhuar më pastaj me besnikëri të plotë të njejtin ADN në solucionin shumë të holluar.

Ai thekson se është e mundur që në të ardhmen të identifikojmë bakterie ende të panjohura për shkencën e që mund të jenë përgjegjëse për shumë sëmundje të rënda, vetëm përmes ujit dhe valëve elektromagnetike.

Trupi i njeriut e në veçanti ai i foshnjës përbëhet rreth 78 për qind nga uji. Në moshën një vjeç, kjo sasi bie në rreth 65 për qind. Tek meshkujt e rritur, rreth 60 për qind.

Dr. Ilaz Hysaj që studion me pasion këtë fenomen thotë se âsht tepër me rândësi se si i flasim ujit, çfarë valë harmonike apo kaotike i transmetojmë, çfarë muzike apo situata i ofrojmë.

Epilog: Përjashta bjen shi; që dmth. mas “kryengritjës” së “ujnave të kaosit” si pakënaqësi (në rrafshin shoqnor dmth. luftë dhe/ose ekonomi) nisë pērmbytja porse, premton rigjallnim të trollit si rilindje.

Derisa pi nji café espresso, kjo kohë shiu munet me të shërby si nji pauzë introspektive (ekzaminimi ose vëzhgimi i proceseve vetanake mendore dhe emocionale.)

Nuk ka diçka në natyrë që i ngjanë ni ushtrie anmike së sa vërshima (përmbytja biblike) që ta krijon

parandjenjën e pushtimit por edhe vendosmërinë e njeriut me u përballë më të.

Epigram: Shiu âsht pushtet dhe pushtim.

P.S. Simas interpretimit tē ândrrave uji/Uji i Madh simbolizon pushtet/pushtim, forcën dhe dhunën.

Uji i pastër âsht nji shenjë pastrimi dhe rigjenerimi, kurse ai i turbullt, që bie si shi (shiu i zi, Bible simas Samuelit 22:12/Ai u mbështoll me nji gunë të errësinës së zezë-re shiu) si nji shèj e kaosit dhe rrezikut.

Exit mobile version