Këngëtari i njohur i skenës Sabri Fejzullahu është mjaft aktiv në muzikë, dhe i pranishëm në koncerte nga do që e kërkojnë fansat.
Diskografisë së tij muzikore, ai i ka shtuar së fundmi edhe një tjetër videoprojekt, i cili mban titullin “Lamtumirë”.
Kjo këngë e stilit baladë është punuar nga Florent Boshnjaku, gjersa tekstin e saj e ka shkruar Yll Limani.
Me një paraqitje dinjitoze dhe të kuruar në detaje, Sabriu erdhi kësaj radhe i përsosur në “look” në skenat e klipit të ri, të realizuar nga Imagine Films.
Përndryshe, ai do të jetë shumë i pranishëm nëpër programe dhe mbrëmje të ndryshme gjatë festave të fundvitit. /Telegrafi/