Site icon Telegrafi

Kujt i takojnë shpenzimet e dasmës – çifti turk rrahën mes vete pak ditë pas kurorëzimit

U mësua se çifti Ayşenur (23) dhe Sinan A. (24), të cilët u martuan në rrethin Marmaris të Muglas kohët e fundit u rrahën në mes të rrugës për shkak të shpenzimeve të dasmës së tyre.

Çifti, së bashku me një mik, erdhën në vendndodhjen Uzunyalı, ku edhe filloi sherri, raporton t24.

Ayşenur A., e cila u godit me një shuplakë dhe grusht, ka paraqitur rastin në polici.

Tashmë dyshja vetëm disa orë pas martese kanë paraqitur dokumentet për shkuroëzim.

Ndryshe, mësohet se nusja është e papunë gjersa dhëndri ishte auto-mekanik. /Telegrafi/

Exit mobile version