Reperi veteran i skenës, 2po2, ka lansuar një diss për rivalët e tij.
Ai në faqen e tij në Instagram ka kritikuar ashpër skenën muzikore, e madje ndoshta edhe dikë prej rivalëve të tij.
Duke mos përmendur emra, ai ka elaboruar atë që është “Hallalli” dhe “harami” sipas tij, ashtu sikurse “vlerat” dhe “anti-vlerat”, shkruan Telegrafi.
Sipas tij publiku e ka mundësinë të “zgjedhë” dhe të “marrë” atë që dëshiron të dëgjojë.
Ky koment i 2po2 në Instagram vjen një ditë pasi lideri i Babastars, Getoar Selimi, lansoi projektin “BS”. /Telegrafi/