Telegrafi

Kujt i përket kjo unazë me diamante, që vlen dhjetëra mijëra euro?

Burri që e ka gjetur unazën në qendër të Londrës, fillimisht ka menduar se është një imitim me xhama.

Mirëpo me të pastruar dhe shikuar më afër unazën, ai ka vërejtur një shkëlqim të veçantë.

“Më kap ankthi dhe e urrej vetën, kur më humbë telefoni në shtëpi. Mund të imagjinoj se çfarë ndejnë personi që e ka humbur unazën e fejesës” ka thënë ai.

Kjo unazë që duket të jetë e fejesës, vlen dhjetëra mijëra euro dhe po e pret pronarin që i përket. /Telegrafi/