Posaçërish nëse jeni ‘djegur’ në të kaluarën, një nga dilemat më të mëdha të jetës është ta zgjedhni personin se kujt mund t’i besoni – duke filluar nga lidhjet e dashurisë e deri te miqtë dhe familja.
Disa njerëz ua tregojnë sekretet thuajse çdo personi, por tjerët preferojnë të hapen për të fshehtat e tyre vetëm me një rreth të ngushtë të njerëzve, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, si mund ta përcaktojmë nëse dikush është apo jo i/e besueshëm?
Kjo është një pyetje e artë, përgjigjen e së cilës e duan të gjithë.
Një studim i fundit, i publikuar në revistën ‘Journal of Personality and Social Psychology’, ka raportuar rezultatet e disa eksperimenteve të cilat e kanë gjetur përgjigjen e pyetjes së lartcekur.
Sipas tyre, nëse dikush ndihet fajtor apo se ju ka lënë në llaç për ndarjen e sekreteve tuaja, atëherë ai person është i besueshëm.
Përveç kësaj, edhe personat që krijojnë përshtypjen se janë duke pasur përgjegjësi të madhe kur i ndani sekretet me ta, shihen si persona më të besueshëm se tjerët. /Telegrafi/