Telegrafi

Kujdesuni për zemrën tuaj

Aktiviteti fizik – Ushtrimet e rregullta fizike kanë ndikime të shumta pozitive, ato mbajnë indeksin e peshës trupore (BMI) në vlera normale, ulin nivelin e kolesterolit në gjak, ulin tensionin arterial dhe në këtë mënyrë, zvogëlojnë mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Shmangni duhanin – Duhani pavarësisht nivelit të nikotinës që përmban është shumë i rrezikshëm për zhvillimin e aterosklerozës që për rrjedhojë mund të pasojë infarkti i zemrës apo goditja në tru.

Dieta – Ushqimi juaj duhet të përmbajë pemë, perime, peshk, drithëra etj. Kufizimi i përdorimit të yndyrave duhet të jetë hapi i parë. Mishi, qumështi, gjalpi etj, duhet të konsumohen në sasi të vogël.

Kontrollimet e vazhdueshme – Matja e shtypjes së gjakut dhe analiza e nivelit të kolesterolit në gjak janë faktorë të cilët mund t’u ndihmojnë të parandaloni sëmundjet e zemrës, pasi që këto janë dy faktorë paraprirës të çrregullimeve kardiovaskulare.