Site icon Telegrafi

Kujdesuni për gjunjët tuaj!

Një studim i Johns Hopkins School of Medicine thotë se çereku i grave mbi moshën 60 vjet kanë dhimbje gjunjësh. Por ju mund të mbroni gjunjët tuaj dhe të ndihmoni në parandalimin e problemeve të tyre duke krijuar muskuj të fortë, duke stabilizuar ato dhe duke praktikuar një sërë ushtrimesh. Një program ushtrimesh 10 minutash është zhvilluar nga Mike Roberson, trajner personal dhe profesor i mekanikës së gjunjëve. Synoni t’i bëni dy herë në javë për 12 javë dhe do të keni më shumë elasticitet në ecje si dhe s’do të përtoni të vraponi apo të kërceni!

Çfarë ju duhet?
* pesha 1-2kg
* llastike rezistence
* stol (mund të përdorni edhe shkallët në qoftë se nuk keni stol)

Si do ushtroheni?
Bëni 1-3 grupe të çdo ushtrimi (10-20 minuta në vartësi të grupeve që bëni). Në qoftë se keni nevojë për nxehje, marshoni në vend për 2-5 minuta

Forcon muskujt e vidheve/belit. Duke mbajtur një peshë në dorë si në foto, uleni dhe ngrini gjurin sipër sa më lart që të mundeni. Rreth 15 herë para se të ndërroni pozicionin për këmbën tjetër.

Për të stabilizuar muskujt që lëvizin gjurin. Ngri këmbën që ke në tokë në maje të gishtave për 5 sekonda dhe ule prapë. Bëje rreth 12 herë para se të ndërrosh këmbë

3 KËSHILLA
* Përdorni ushtrime kardio për të luftuar dhimbjet.
* Një studim i grave të cilat merrnin Glukozaminë 1500mg në ditë për 3 vjet, nuk kanë pasur dëmtim të gjunjëve.
* Hani perime. Ata që hanë perimet e pasura me vitamine K, (bizelet, brokoli), kanë më pak dhimbje kyçesh.

/Telegrafi/

Exit mobile version