Site icon Telegrafi

Kujdesuni për dhëmbët tuaj

Keni dëgjuar për dobitë e shumta që ka organizmi nga çaji i gjelbër, ndërsa krahas efekteve tjera dobiprurëse, çaji i gjelbër i mbron edhe dhëmbët- nga kariesi- njëri nga shkaktarët kryesorë të erës së keqe nga goja.

Dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me lëvoren e limonit, me ç’rast pastrohen mbishtresat e grimcave dhe zbardhohet sipërfaqja e dhëmbëve. Duhet pasur kujdes që të mos e teproni me këtë veprim, sepse mund të dëmtohet smalti i dhëmbëve nga acidi i tepërt limonik.

Pasi larjes, dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me gjethet e sagës, për aromë të freskët. Prej gjetheve, janë të mira edhe gjethet e freskëta të majdanozit. Rekomandohet brejtja e gjetheve të majdanozit, sepse ka ndikim pozitiv në smaltin dhëmbëve, dhe përveç kësaj largon erën e qepës dhe hudhrës.

Për zbardhimin e dhëmbëve janë shumë efikase edhe dredhëzat. Fërkoni dhëmbët me pjesën e brendshme të dredhëzës dhe në këtë mënyrë do t’i zbardhni dhëmbët dhe do ta freskoni aromën e gojës.

Keni dëgjuar edhe për sodën e bukës, me të mund t’i zbardhoni dhëmbët, por kujdes sepse mund ta dëmtoni smaltin e dhëmbëve nëse i lani dhëmbët shumë shpesh me sodë buke. /Telegrafi/

Exit mobile version