Një grua e cila kishte angazhuar një kujdestare që të kujdeset për nënën e saj në Kinë, është arrestuar nga policia pasi është akuzuar nga klientja që e kishte angazhuar se ia kishte kërcënuar me vdekje nënën 93-vjeçare që vuante nga Alzhajmeri.
Kamerat e sigurisë të instaluara brenda shtëpisë, shfaqin momentin kur kujdestarja fillon ta godasë pamëshirshëm gruan e moshuar, të cilën në një moment e kërcënon me vdekje duke i mbajtur thikën në fyt, transmeton Telegrafi.
Besohet se kujdestarja 59-vjeçe e cila ishte punësuar vetëm për një javë, e kishte trajtuar gruan e moshuar sikur të ishte një përbindësh ndaj të cilës ushtronte dhunë çdo ditë.
Pensionistja e sëmurë ka ndërruar jetë si rezultat i infeksionit kockor, ndërsa policia ende nuk ka njoftuar nëse vdekja e saj ka ndonjë lidhje me sulmet fizike që i bënte kujdestarja.
Videoja ishte filmuar një muaj më parë, kur vajza e gruas së moshuar filloi të dyshoj kur ia pa mavijosjet në trup, ndërsa e sëmura me Alzhajmer e identifikuar si Zhu, kishte pestë fëmijë përfshirë vajzën e cila kujdesej për të dhe jetonte në Change në pjesën qendrore të Kinës. /Telegrafi/