Telegrafi

Kujdestarja që ushtroi dhunë ndaj foshnjës në Shkup është bartur në burgun e Shuto Orizares

Kujdestarja e cila javën e kaluar goditi foshnjën dy vjeçare është dërguar në burgun e Shuto Orizares.

Më herët, asaj iu caktua masa e paraburgimi 30 ditor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo do të përgjigjet për maltretim të fëmijës ndërsa dënimi për këtë vepër penale është nga një deri 10 vite burgim.

Ngjarja ndodhi të enjten kur pronari i një kafeneje ka denoncuar se kamerat e sigurisë kanë incizuar se si një kujdestare godet fëmijën./Telegrafi/