Një video shokuese e postuar në internet, shfaq momentin kur një djalosh katërvjeçar me nevoja të veçanta keqtrajtohet nga kujdestarja, e cila po akuzohet për mizori ndaj vogëlushit.
Lillian D. Ehite është filmuar nga kamerat e fshehta të instaluara nga nëna e djalit të vogël duke ushtruar dhunë, pasi ajo edhe më parë kishte vërejtur sjellje të çuditshme të birit Luke Field, transmeton Telegrafi.
White shihet duke qëndruar mbi djalin derisa po tenton t’ia ndërronte pampersin, por mizoria e saj nuk përfundon me kaq, pasi në një moment ajo tërheq zvarrë në dysheme djaloshin me sindromën Down.
“Eja këtu m… i vogël, e dinë se çfarë do të bëjmë, do ta bëjmë sipas mënyrës time”, dëgjohet White duke thënë.
Luke i cili ka probleme me zemër dhe vuan nga sëmundja e epilepsisë, duket se si mundohet t’i shpëtojë torturës së kujdestares së pashpirt.
White nga Lexington i Massachusetts, pritet të paraqitet në gjykatë nën akuzën për abuzim të vogëlushit Luke. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5xvj-v-gY4I