Telegrafi

Kujdestarja e kopshtit i radhit fëmijët dhe i shqelmon (Video)

Edukatorja Yan Hao shihet teksa i shqelmon 20 fëmijët, të cilët i kishte si obligim t’i edukonte, së bashku me dy kujdestare tjera.
Zyrtarët e kopshtit, i kanë suspenduar të tri edukatoret, që ishin në oborr së bashku me fëmijët, transmeton Telegrafi.

Prindërit kanë kërkuar burg për edukatoret, kurse ato kanë thënë se kjo ishte pjesë e një loje, të cilën ishin duke e zhvilluar.

Policia e ka konfirmuar rasti dhe ka filluar hetimet.

Tek asnjëri nga fëmijët, nuk janë gjetur shenja dhune.