Telegrafi

Kujdestarja e klasës mes lotësh përshkruan nxënësen e saj që u vra në Gllogjan

Tre persona kanë vdekur pas një sulmi me armë zjarri mbi një autobus me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Shoferi i autobusit dhe dy nxënës kanë mbetur të vdekur nga ky krim makabër.

“Ka qenë nxënëse e shkëlqyer”, kështu është shprehur Merita Cula, profesoresha e gjimnazit “Hysni Zajmi, duke përshkruar nxënësen e saj që u vra në Gllogjan.

Lexo po ashtu Konfirmohen tre të vrarë nga të shtënat në autobus në Gllogjan, dy prej tyre nxënës

“Që tre vjet jam kujdestare e saj, mungesa nuk ka pasur. Në orën 18:00 e kanë pasur autobusin për në shtëpi, por sonte nuk arriti që të shkonte”, ka thënë ajo mes lotësh, për Klan Kosova.