Një djalë 2-vjeçar i ka kaluar plot 20 minuta para dyerve të çerdhes së tij, në temperatura të ulëta prej minus 15 gradë celsius, pasi kujdestarja e kishte harruar.
Dëshmitarët okularë që edhe kanë filmuar këtë video janë nervozuar në kujdestaren, që e ka neglizhuar vogëlushin që qëndroi i vetëm në rrugën e mbuluar me borë e akull, duke u bërë kryetemë në mediat ruse, transmeton Telegrafi.
Në pamjet amatore vogëlushi shihet duke trokitur në derën e çerdhes në qytetin Alexandrov të Rusisë. Pasi e kuptoi se ajo ishte e mbyllur, dyvjeçari e provoi fatin në një derë tjetër, por edhe ajo ishte e mbyllur.
Për fat të mirë ai ishte i veshur mirë me dorëza dhe kapelë, që i kanë ndihmuar t’i mbijetojë temperaturave të ulëta.
Por, autorja e videos pas disa minutave i kishte telefonuar kujdestares së vogëlushit, për t’ia bërë me dije se e kishte harruar jashtë. /Telegrafi/