Telegrafi

Kujdestarja e fëmijëve të çiftit të pasur mori veturën e shtrenjtë të tyre për vozitje, e shkatërroi pa dalë mirë në rrugë (Video)

Kujdestarja e fëmijëve të një çifti bashkëshortor të pasur kishte dashur ta realizojë ëndrrën e kamotshme, të vozitet me modelin e ri të veturës sportive BMW i8.

Kështu pa u menduar dy herë u fut në veturën e burrit për të cilin punonte, dhe në vend se të ecë përpara filloi të lëviz mbrapa, duke e goditur murin dhe shtyllën elektrike, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në afërsi të parkut Kmepton në qytetin e Johanesburgut në pjesën verilindore të Afrikës së Jugut. Sipas mediave lokale, pronarët e shtëpisë ishin në pushime, kur kujdestarja e fëmijëve të tyre përplasi dhe shkatërroi veturën e shtrenjtë.

Kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpi kanë filmuar momentin kur vetura BMW i8 hibrid që kushton afro 150 mijë dollarë përplaset, pasi gruaja humb kontrollin mbi timonin. /Telegrafi/