Kujdestari i qenve të Lady Gagas, Ryan Fischer, u qëllua me armë nga dy burra që rrëmbyen qentë në Hollywood, Los Angeles, të mërkurën e kaluar.
Ai ka reaguar për herë të parë duke azhurnuar fansat për ngjarjen e ndodhur e po ashtu edhe për gjendjen e tij shëndetësore.
Ryan ndau dy fotografi të hënën me të nxira në fytyrë, ndërsa sqaroi më shumë rastin.
Fischer po shëtiste tre qentë e Gagas, Gustav, Koji dhe Azi, në Los Angeles kur edhe u qëllua dhe Gustav dhe Koji u vodhën ndërsa Azia u largua. Fatmirësisht, Gustav dhe Koji u kthyen, por sulmuesit janë ende të lirë.
I njëjti përshkroi se është akoma në shërim por se ishte shumë afër vdekjes.
“Unë jam i përulur dhe mirënjohës që vëmendja dhe përqendrimi nga policia ishin të mjaftueshme për t’i kthyer Koji dhe Gustav sërish dhe unë e di se ata janë të përkushtuar për të sjellë para kriminelët dhe vrasësit në tentativë. Unë jam aq mirënjohës për gjithçka që ju vazhdoni të bëni”, tha ai.
Ryan vazhdoi të falënderonte familjen e tij, miqtë, autoritetet, përgjigjet e para, mjekët, infermierët, Lady Gagan dhe ekipin e saj në HAUS.
“Ju keni treguar kaq shumë mbështetje gjatë gjithë kësaj krize si për mua ashtu edhe për familjen time. Ju dua dhe ju falënderoj shumë”, shton ai.
Fischer, i cili drejton një kompani të quajtur ‘Valley Of The Dogs’, ishte duke u kujdesur për bulldogët francezë të Gagas gjersa ishte larg duke xhiruar një film të ri me Ridley Scott në Romë, Itali. /Telegrafi/