Site icon Telegrafi

Kujdestari nuk e dinte që po filmohej, për shkak të lëvizjes me top ai u bë hit në internet

Një video e një roje nga një shkollë në Ohio u bë hit në internet.

Joe Orians, kujdestari i shkollës Liberty-Benton, nuk ishte në dijeni se ai po filmohej nga një aparat fotografik kur mori topin dhe shënoi një trepikësh nga prapa.

Ai ngriti duart në ajër dhe vazhdoi rrugën, dhe video, e cila u postua në Twitter, menjëherë u bë virale dhe provokoi reagime të shumta pozitive.

“Kujdestari ynë është më i mirë se yti”, tha me shaka Kyle Leatherman i cili ndau pamjet në Twitter.

Mund të shihni pamjen që kënaqi shumë më poshtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version