Telegrafi

Kujdestari i një kopshti zoologjik në Teksas vëren një krijesë të çuditshme “dykëmbëshe, por si qen” dhe askush nuk e di se çfarë është

Një imazh që tregon një figurë të çuditshme, të ngjashme me qenin, e varur jashtë gardhit rrethues të kopshtit zoologjik Amarillo në Teksas ka nxitur shumë reagime në internet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo “është postuar në një grup privat të kujdestarit të kopshtit zoologjik në Facebook”.

Dhe përdoruesi thotë se ka kapur imazhin në një kamerë të drejtuar nga një gardh rrethues sepse ai me të tjerët nuk mund të kuptonin se çfarë ishte.

Përdoruesi përgjegjës për foton sqaroi se rojet e kopshtit zoologjik nuk kishin parë diçka të tillë më parë në asnjë nga kamerat e tyre të automatizuara.

Si gjithmonë, autenticiteti i imazheve mbetet në pikëpyetje – por kjo nuk i ka penguar shumë njerëz të japin ide të ndryshme. /Telegrafi/