Cilado qoftë koha, shumica e njerëzve ndjehen në siklet ose të bezdisur nga aknet. Për të reduktuar aknet dhe dëmtimet në lëkurën tuaj, ja disa këshilla të shkurta:
Përdor pastrues posaçërisht të formuluara për akne. Këto produkte përmbajnë acid salicilik ose benzoil peroksid, të cilët ndihmojnë të pastrohen pezmatimet e akneve.
Pastro fytyrën me butësi, pasi që nga ngacmimet e puçrrave mund të përkeqësohen aknet ose të shkaktojnë dhëmbëzim. Kur e pastroni fytyrën, shfrytëzoni duart tuaja, pasi që peshqiri ose ndonjë material tjetër pastrues mund të shkaktojë që pezmatimet e akneve të shpërthejnë.
Fli në mbështjellës të pastër. Kur fle gjatë natës, sigurohu se bini në një mbështjellës të pastër të jastëkut dhe se jeni i vetmi person që e përdorni këtë mbështjellës. Ato absorbojnë gjurmë të vajit gjatë natës dhe mund të keqësojnë shpërthimet në lëkurë nëse nuk i ndërroni me rregull.
Mblidhi flokët. Nëse ke flokë të gjata, sigurohu t’i mbledhësh mbrapa kur fle gjatë natës. Vaji që lëshojnë flokët tuaja mund të përkeqësojë po ashtu lëkurën tuaj.
Përdorni preparate te lehta. Nëse duhet të përdorni preparate për t’i dhënë lagështi lëkurës, përdorni vetëm të lehta të cilat nuk i përkeqësojnë aknet. Ka preparate që japin lagështi dhe të cilat përmbajnë agjentë antibakterial për lëkurë të prirë ndaj akneve. Këto lloje produktesh mund të jenë zgjidhja më e mirë për ju.
Femrat duhet të shfrytëzojnë produkte pa vajra. Grimi i rëndë dhe produktet tjera kozmetike që bllokojnë poret mund të shkaktojnë shtim të akneve. /Telegrafi/