Site icon Telegrafi

Kujdesi për sytë e bebes: Çfarë të bëhet kur është i mbyllur kanali i lotëve

Thinkstock

Skërlutat janë dukuri e shpeshtë te bebet e vogla, mirëpo nëse ato shfaqen vazhdimisht, ndërkaq sytë me atë rast skuqen dhe ënjten, mund të jetë i mbyllur kanali i lotëve

Refleksi i tajitjes së lotëve te bebet krijohet një muaj pas lindjes. Në qoftë se as në gjashtë muajt e parë të jetës së bebes kanali i lotëve spontanisht nuk hapet, aplikohen masazhe specifike (nuk është e tepërt të thuhet që duart patjetër duhet jenë të pastra).

Njëri prej prindërve me gisht shtyp pjesën e brendshme të syrit të bebes, pra rrënjën e hundës dhe me lëvizje nga lart poshtë përpiqet që të shtypë lëngun i cili gjendet në qesen e lotëve.

Me masazhin e rregullt të këtillë mund të hapet kanali i lotëve, transmeton Telegrafi.

Në qoftë se nuk hapet, atëherë bebja duhet të dërgohet te oftalmologu, i cili do të hapë – do të sondojë kanalin e lotëve.

Kur është fjala për kujdesin për beben pas lindjes, patjetër duhet fshirë sytë pas larjes, madje me shtupa prej pambuku, të cilat njomen në ujë të vluar por të ftohur.

Për secilin veprim merrni shtupa të rinj, ndërkaq fshirja bëhet me një veprim – nga jashtë drejt pjesës së brendshme të syrit, në drejtim të hundës.

Nëse te bebja vazhdimisht shfaqen skërluta, shtupat duhet njomur në tretjet thartirës borike prej tre përqindësh dhe me to duhet t’i fshihen sytë tri ditë.

Nëse vazhdohet shfaqja e skërlutave, posaçërisht nëse shfaqen shenjat e para të infeksionit (skërluta e verdhë, sy të skuqur, kapakët e syve të ënjtur) – menjëherë duhet ta dërgoni te pediatri, sepse njëri ndër shkaktarët mund të jetë mbyllja e kanalit të lotëve. /Telegrafi/

Exit mobile version