Është shumë e vërtetë se llojeve të ndryshme të grupit të gjakut u nevojitet ushqim i ndryshëm, por nuk është aspak e çuditshme se grupet e gjakut kanë lidhje edhe me kujdesin, shëndetin dhe bukurinë e lëkurës.
Grupi A i gjakut
Femrat të cilat kanë grupin A të gjakut kanë lëkurë me pore të vogla, e cila më pak është e ekspozuar ndaj djersitjeve dhe nuk ka shumë yndyrë. Preparate të shumta të kozmetikës mund të ndikojnë në stres dhe në mbylljen e poreve. Në përgjithësi, mund të thuhet se personat me grupin A të gjakut kanë lëkurë diçka më të ftohtë. Për këtë lloj të lëkurës sugjerohet përdorimi i vajit të ullirit, sepse pikërisht vaji i ullirit posedon vitaminat që kujdesen për këtë lëkurë. Marrë parasysh se personat që këtë grup gjaku kanë temperaturë më të ulët të lëkurës, e kjo do të thotë lëkurë më të shtrënguar, prandaj edhe sugjerohet të visheni me rroba më të trasha, në mënyrë që lëkura juaj të mos plaket shpejt.
Grupi B i gjakut
Personat me grupin B të gjakut kanë lëkurë tepër të ndjeshme, shkaku i faktorëve të jashtëm dhe atyre të brendshëm. Marrë parasysh se metabolizmi i personave me këtë grup gjaku është më i shpejtë, ekziston mundësia që lëkura më lehtë të bëhet e yndyrshme, kështu që për pastrimin e saj nevojitet preparate paksa më të tharta. Shmangni sapunët me aromë. Natyrisht se sugjerohet edhe pilogu për fytyrë, por le të jetë i butë.
Grupi AB i gjakut
Lëkura e personave me këtë grup të gjakut shumë lehtë përshtatet me kushtet e ndryshme, sidomos me rrezet e forta të diellit. Ana negative e këtij lloji të lëkurës është se tregon shenja të pjekurisë dhe të plakjes. Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, duhet të mbështeteni në kozmetikën natyrale, përfshirë edhe preparatet shtëpiake. Personat me këtë grup gjaku mund të kenë telashe me qarkullim, prandaj shpeshherë mund të duken të zbehtë.
Grupi O i gjakut
Për këta persona që dëshirojnë një lëkurë të bukur e ë butë duhet të flenë mjaftueshëm gjatë natës. Nëse ia dilni atëherë nuk do të keni probleme me lëkurën, si problemet me tharjen e saj. Përdorni krem të butë dhe xhel për pastrim. Përdorni krem dhe preparate të tjera të kozmetikës me faktorin mbrojtës, sepse ky lloj i lëkurës pikë të dobët e ka mbrojtjen nga rrezet e dëmshme të diellit. Gjatë stinës së verës përdorni faktorin mbrojtës 20, ndërsa gjatë dimrit atë 10.
/Telegrafi/