Telegrafi

Kujdesi për flokët e bardhë

Mosha në të cilën vijnë flokët e bardhë ndryshon në varësi të trashëgimisë, stresit dhe ndonjë shoku që mund të pësojmë në jetë. Një dietë e ekuilibruar, që përmban një sasi të mirë vitaminash të grupit B dhe të kripërave minerale, mund ta vonojë pak këtë lloj takimi me plakjen. Kosi, maja e birrës, frutat dhe perimet mund të shtohen në mënyrën tonë të të ushqyerit për të mos rënë shpejt në procesin e zbardhjes.

Një lugë e vockël me bikarbonat në shpëlarjen e fundit i jep dritë kokës me flokë të bardha. Që këto flokë të mos zverdhen natyralist mund të shërbejnë dhe disa maska natyrale si fijet e çajit, nenexhiku ose bimë të egra. /Telegrafi/