Site icon Telegrafi

Kujdesi pas rruajtjes

 Shumë linja kozmetike në ofertën e tyre kanë preparate të dedikuara veçmas për mjekër të fortë, përmes të cilëve shumë lehtë do ta zgjidhni problemin.

* Çdo mbrëmje vendoseni në fytyrë kremin special, i cili gjatë natës do të zbutë qimet sikurse regjeneruesi dhe në këtë mënyrë do ta lehtësojë rruajtjen. Fërkojeni ngadalë në lëkurë me lëvizje rrethore.

* Në mëngjes, para rruajtjes, në fakt para se të qitni xhelin ose shkumën, lëkurën lyejeni me vaj special, i cili do të shërbejë si shtresë mbrojtëse dhe do të pengojë çfarëdolloj irritimi të lëkurës.

* Pas rruajtjes, shmangni vendosjen e ‘ujit të kolonjës’ që përmban alkool, sepse edhe më shumë do ta irritoni dhe thani lëkurën. Në vend të tij, vendosni losion me krem, i cili përveç qetësimit të irritimit, njëkohësisht kujdeset dhe e ushqen lëkurën. /Telegrafi/

Exit mobile version