Viteve të fundit rregullimi i thonjve është bërë i pashmangshëm, po njihet si aksesori më i bukur i çdo femre.
Aurora Kurteshi
Estetiste e thonjve
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine
Elementi kryesor që një femër të ndihet e kompletuar janë thonjtë, mirëpo edhe kujdesit shëndetësor ndaj tyre duhet t’i kushtojmë një rëndësi të veçantë. Fillimisht, pamja e thonjve, pastërtia e mjeteve të cilat përdoren pastaj edhe produkti i cili aplikohet ka shumë rëndësi.
Në rast të dëmtimit të thonjve janë disa mënyra për t’i trajtuar:
– Myku në thonj duhet mjekuar patjetër sipas sugjerimit të mjekut, kjo varet poashtu nga gjendja juaj dhe duhet të largohet çdo produkt nga thonjtë dhe të freskohen, së paku 2-3 muaj nevojiten që të rigjenerohen.
– Nëse thonjtë janë të lëmuar shumë, i kemi larguar thonjtë artificial me dhunë ose çfarëdo produkti nga ato, atëherë njëra nga më efektivet për riparimin e tyre është kjo recetë: e mbushim gjysmën e një ene të thellë me ujë (i ftohtë, i durueshëm), një filxhan të vogël vaj ulliri (ose kokosi) dhe një lugë e mesme kripë dhe i mbajmë 20 deri në 30 minuta për disa ditë me radhë.
Efekti i tyre është ushqimi i thonjve me vaj dhe kripë të cilët njëkohësisht i stimulojnë thonjtë të rriten më shpejtë. Sa më shpejtë që thonjtë rriten, aq më shpejtë rigjenerohen (çdo herë duke e prerë pjesën e dëmtuar).
– Në rast që përdorni ndonjë produkt me vitamina në thonjtë e dëmtuar duhet të keni kujdes që mos të vendoset menjëherë pas largimit të produktit. Së paku një javë duhet të pushojnë pa produkt, pastaj të përdoren sipas udhëzimeve.
Estetistet e thonjve sugjerojnë për persona të cilët nuk aplikojnë produkte, të bëjnë manikyrin e thjeshtë, largimin e kutikulave, të aplikohet vaj dhe përforcues të cilët ruajnë shëndetin e thonjve, bëjnë që ato të duken bukur dhe pastër.
/Telegrafi/