Kopshti Zoologjik në Shkup bën të ditur se edhe në këto ditë të temperaturave të larta, niveli i përkujdesjes ndaj kafshëve nuk është ulur, edhe pse i ftohti paraqet problem për vetë kafshët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të motit të ligë, numri i vizitorëve është tejet i ulët. Sasho Pançev nga Kopshti Zoologjik deklaron për TVM1se ”temperaturat lëvizin nga 18 gradë, ku ndodhen majmunët, e deri më 32 gradë, ku ndodhen zvaranikët. Krokodilët, gjarpërinjtë kërkojnë temperatura më të larta, kurse majmunët mund të jetëojnë edhe në temperaturë prej 16, 17 gradë. Kemi kafshë që janë në ambient të hapur, siç janë dhentë, arinjtë, për të cilët nuk ka probleme me temperaturë. Edhe luanët e detit nuk kanë problem, mund të shihen kurdo herë.”
Përgatitjet e kopshtit për situata të këtilla fillojnë qysh në periudhën e vjeshtës. Pritet që kopshtit t’i shtohet fondi i kafshëve edhe me pinguinë./Telegrafi/