Site icon Telegrafi

Kujdesi ndaj flokëve gjatë dimrit

Për shkak të erës dhe ftohtësisë nga njëra anë dhe ajrit të thatë të nxehjeve nga ana tjetër, skajet e flokëve thahen dhe çahen. Për fat të mirë, ka shumë mënyra që t’i mbroni flokët dhe ato të jenë shkëlqyeshme gjatë tërë dimrit.

Së pari, sa herë të dilni jashtë, vëni kapele. Sikur që dorëzat na mbrojnë duart, po ashtu edhe kapela mbron flokët. Së dyti, f1okët janë më të mbrojtura kur janë të mbledhura. Dhe, së treti, rriteni konsumimin e lëngjeve dhe ushtroni rregullisht, në mënyrë që të gjitha materiet ushqyese të arrijnë deri te koka dhe rrënjët e flokëve. Pasi që ta bëni tërë këtë, kujdesi do t’i japë rezultatet e veta.

Në mënyrë që skajet e flokëve të jenë të shëndosha edhe gjatë dimrit, mjafton që ta ruani hidratimin e tyre. Këtë më së miri e arrini me përdorimin e serumeve adekuate dedikuar hidratimit të flokëve. Meqë flokët kaçurrela edhe kështu janë më të thata sesa ato të drejtat, gjatë dimrit ato kanë nevojë për një kujdes shtesë.

Vaji i arganit është shumë i dobishëm gjatë dimrit, sa i përket kujdesit ndaj flokëve. Ai është në gjendje që të ngjallë edhe skajet krejtësisht të vdekura të flokëve, duke ua kthyer butësi në, shkëlqimin dhe duke e përshpejtuar rritjen. I përdorur dy herë në javë, ai mbron edhe nga zbokthi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version