Stuart Grindle kalon nga 30 orë në javë, duke u kujdesur në detaje për lulet dhe barin në kopshtin e shtëpisë së tij në Doncaster të Anglisë.
Përkushtimi i është shpaguar 74-vjeçarit, kur programi i kanalit BBC2 e ka shpallur kopshtin e tij si më të mirin në Britani të Madhe, transmeton Telegrafi.
Bari që ka farë të ngjashme me atë që mbulon terrenet e golfit, kositet gjashtë herë në javë dhe duket sikur të jetë tepih.
“Askujt nuk i lejohet të hyjë në kopsht, madje as familjarëve, sepse për 40 vite jam përkushtuar me tërë qenien time”, ka thënë Grindle lidhur me rastin.
Vështirë se mund të gjendet ndonjë kashtë në atë hapësirë, ku mbjellën farat më kualitative në prill dhe në fund të shtatorit. Pronari nuk kursen as për mjetet e punës, si makina me dhjetë tehe për prerjen e barit, si dhe sistemin modern të ujitjes. /Telegrafi/