Telegrafi

Kujdesen për gorillën afro 18 vjet, pa iu larguar asnjë çast (Foto)

Një çift bashkëshortor që jeton në Lion të Francës, e kanë adoptuar një gorillë kur kishte vetëm dy kilogramë dhe ishte e gjatë afro 16 centimetra.

Por, tani nuk ka nevojë të vihet në peshore, sepse ajo është shumë më e gjatë se pronarët e saj Pierre dhe Eliane Thivillon, transmeton Telegrafi.

Me gjithë madhësinë gjigante, Digit është shumë e butë dhe e mrekullueshme, sikur ka qenë gjatë tërë jetës së saj.

Derisa është shumë e pavarur, ajo prapë ka nevojë nga prindërit adoptues, që t’i ndihmojnë të heqë ushqimin nga dhëmbët, apo mbetjet e ndryshme nga duart. Madje, derisa ishte adoleshente dhe peshonte mbi 80 kilogramë, futej edhe në shtratin e çiftit që jeton në kodrat që ndodhen në perëndim të qytetit.

Thivillionët, të cilët nuk kanë fëmijë, e kanë marrë Digit kur ishte braktisur si e porsalindur. Ata e kanë ushqyer me shishe, derisa është rritur dhe pavarësuar për të jetuar në një kthinë, që është e ngjitur për objektin ku banojnë.

Sidoqoftë, ata nuk kanë dalë kur nga shtëpia, sepse nuk mund ta lënë vetëm sepse ajo hidhërohet dhe nisë të ndihet keq. “Për 18 vite, nuk kemi dalë në ndonjë darkë, të shkojmë në kinema apo teatër, sepse Digit mërzitet pa ne. Kur ajo është e hidhëruar edhe ne ndihemi njëjtë” ka thënë Pierre.

Ndryshe, ata e kanë edhe një kopsht zoologjik ku kanë kafshë të braktisura nga kopshtet dhe cirqet e ndryshme. Majmunë, gibonë, leopardë të borës, tigra dhe luanë, si dhe tetë gorilla tjera janë në mesin e kafshëve që i kanë nën kujdes, por Digit është për ta si një fëmijë. /Telegrafi/