Flokët mund të jenë të bukura në një moment dhe pas një kohe të shkurtër bëhen lëmsh fare.
Të gjithë njerëzit duan të kenë flokë të buta dhe të shkëlqyeshme, por kjo rrallëherë ndodh, transmeton Telegrafi.
Ekspertët thonë se vajzat bëjnë shumë gabime kur i pastrojnë flokët, dhe e theksojnë faktin se pastrimi i duhur i flokëve është i rëndësishëm për t’i mbajtur flokët e shëndetshme.
Këto janë gabimet të cilat i bëni sa i përket pastrimit të flokëve:
– Flokët duhet t’i pastroni kurdo që dëshironi. Mund të jetë një herë në javë gjatë dimrit, dhe çdo ditë gjatë verës. Kjo është zgjedhja juaj.
– Nëse vendosni të pastroheni çdo ditë, shmangni përdorimin e shamponit sepse mund t’ju thahet skalpi.
– Përpiquni të pastroheni me ujë të ftohët, pasi që pastrimi me ujë të nxehët e shkakton skalpin të thahet.
– Përdoreni vetëm një lloj shamponi dhe mos e ndërroni rregullisht sepse mund të jetë e dëmshme për flokët.
– Mos hidhni shumë shampon kur pastroheni.
– Kur i thani flokët me peshqir, bëjeni lehtë sepse peshqiri mund t’i dëmtojë flokët e lagura. /Telegrafi/