Të gjitha çezmat në Vodno kanë ujë të ndotur. Kështu alarmojnë përgjegjësit të cilët u bëjnë thirrje pushuesve që gjatë lëvizjes në këtë pjesë të Shkupit, me vete të marrin ujë rezervë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përgjegjësit gjithashtu alarmojnë se nga uji i ndotur, qytetarët mund të sëmuren me bakterien ‘escherichia coli’, ose ndonjë bakterie tjetër.
Megjithatë, dr. Mihajllo Koçubovski thotë për Tv Kanal 5 se shkupjanët pijnë ujë cilësorë, të sigurtë dhe që analizohet gjithnjë./Telegrafi/