Qëndrimi në trotuar, larg nga trafiku i veturave, duket si një vend i qetë ku mund të kontrolloni të rejat e fundit në telefonin e mençur.
Por, në bazë të këtyre dy rasteve që kanë ndodhur në Londër, del se as trotuari nuk është aq i sigurt, transmeton Telegrafi.
Policia e ka publikuar videon, ku shihen dy kalimtarë që mbajnë telefonin në dorë, teksa pranë ju kalon një motoçiklist dhe ua grabiti atë nga dora.
Sipas raportit të Policisë, kohëve të fundit janë rritur vjedhjet e telefonave prej kalimtarëve, nga hajna në këmbë dhe motoçikletë. /Telegrafi/