Duke arritur para gjykatës, Petrova ka zbuluar se të gjitha dënimet ia kishte shkruar ish burri i saj.
"Jemi ndarë para shumë kohe dhe tanimë e kam harruar. Ai, qartazi nuk më ka harruar mua. E ka pasur kopjen e pasaportës time dhe prej aty i ka shënuar detajet e mia në dënimet që i ka shqiptuar", ka thënë Natalia.
Në vend të ish gruas, para gjyqit është paraqitur Aleksander Kozin, i cili është dënuar me tre vjet me kusht, e në ndërkohë edhe është larguar nga puna e tij në polici.
"Vetëm kam dashur të përmbushë normën, e pasi që rajoni im është i qetë dhe nuk kam rast të shkruaj gjoba shpesh, kjo më është dukur si ide bukur e mirë", ka thënë tanimë ish polici.