Fruktoza lidhet me sëmundjet e zemrës dhe veshkave, demencinë, hipertensionin, madje edhe me kancerin
As sheqernat natyralë nga pemët nuk janë tërësisht të padëmshëm, siç mendohet zakonisht, transmeton Telegrafi.
Fruktoza e njohur mirë lidhet me sëmundjet e zemrës dhe të veshkave, demencinë, hipertensionin, madje edhe me kancerin, theksojnë shkencëtarët e Universitetit Bandor nga Wales.
Ndryshe, fruktoza në vend të sheqerit të bardhë i shtohet ushqimit.
Hulumtimet më të reja tregojnë edhe që sasi më të mëdha të lëngjeve natyrale i ndihmojnë zhvillimit të karcinomit të zorrës së trashë.
Sasia e madhe e sheqerit në një gotë të lëngut të freskët, nëse konsumohet pa kontroll, mund të çojë edhe deri te shtimi i peshës trupore, prandaj nuk rekomandohen më shumë se 150 ml në ditë.
Sasia e madhe e fruktozës mund të dëmtojë edhe mëlçinë, sepse e stërngarkon.
Sheqeri natyral lidhet edhe me proteinat e grumbulluara të beta-amiloideve në tru, të cilat konsiderohen përgjegjëse për shfaqje të Alchajmerit. /Telegrafi/