Ndotja e ajrit në Prishtinë është rikthyer sërish, edhe pse dy ditë më parë cilësia e ajrit ishte përmirësuar dukshëm.
Nga matja e fundit e cila është bërë në orën 16:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, tregon se ajri sot në kryeqytet është i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve e sidomos atyre që kanë probleme me sëmundjet e sistemit respirator, transmeton Telegrafi.
Niveli i rrezikshmërisë së ajrit sot në Prishtinë ka shkuar në 149 ppm (grimca në milion)./Telegrafi/